Qeveria ekuadoriane njoftoi gjendjen e shtet-rrethimit me ndalim lëvizjeje nga ora 23 deri në orë 05 për banorët në katër provincat më të dhunshme të vendit, që konsiderohen si fortesa të grupeve të trafikut të kokainës. Për zbatimin e këtyre masave janë dislokuar në terren 75 mijë trupa ushtarake dhe policë. Autoritetet thonë se kjo është faza e re e luftës kundër bandave kriminale dhe realizim i premtimeve të Presidentit Daniel Noboa, i zgjedhur në nëntor të vitit 2023.