Atentatet me tritol duket se janë kthyer në një trend kohëve të fundit, ku 17 të tilla janë regjistruar në harkun kohor të 6 muajve në Shqipëri. Fenomeni mbetet tejet shqetësues, por edhe më tepër është fakti se pjesa më e madhe e tyre janë pa autorë. I fundit është ai në kryeqytet në rrugën e Saukut ku viktimë mbeti 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, I cili ishte duke udhëtuar me automjetin tip Golf 7, I cili u hodh në erë.