Katër persona ka vënë në pranga policia e Gjirokastrës për vrasjen e 72 vjecarit Faik Ajdini, trupi i të cilit u gjet pak ditë më parë në një përrua në fshatin Zhapokikë 2, në Memaliaj. Drejtori i policisë Gjirokastër Ardian Cipa në një konferencë për mediat dha detaje sa i përket kësaj ngjarje.