Gjykata Kushtetuese është mbledhur sërish sot në orën 10:00 për të vijuar shqyrtimin e Parlamentit, që kërkon shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kjo është seanca e tretë që zhvillon kushtetuesja për këtë çështje. Në seancën e fundit, përfaqësuesit ligjor të Presidentit u mbrojtën duke kundërshtuar të gjithë procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti në legjislaturën IX për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.