Policia franceze ka konfiskuar 72 armë zjarri dhe më shumë se 3 mijë plumba nga shtëpia e legjendës së kinemasë, Alain Delon. Po ashtu, një poligon qitjeje u gjet në shtëpinë e aktorit në Douchy-Montcorbon, rreth 135km në jug të Parisit. Prokurorët thanë se aktori nuk kishte leje për të mbajtur armë. Aktori 88 vjecar, ka qenë ylli i erës së artë të kinemasë franceze, i njohur për personalitetin e tij të fortë në ekran në hite si Samurai apo Borsalino.