Rreth 700 kamionë janë duke pritur në parkingje nga Kraleva deri në Jarinjë, për të hyrë në territorin e Kosovës. Kamionëve me mallra nga Serbia u është ndaluar hyrja në Kosovë, në një masë që mori Qeveria e Kosovës pas kidnapimit të tre policëve kosovarë në Leposaviq nga forcat serbe më 14 qershor. Shoferët e kamionëve u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të lejohet kalimi. Ata kanë thënë se nuk u intereson politika dhe po ashtu as se çfarë targa kanë kamionët.