Bashkimi i votave mes socialistëve dhe grupimit ‘Alibeaj’ për deklasifikimin e dosjeve të ish sigurimit të shtetit, i hapi rrugën Autoritetit të Dosjeve, me në krye Gentiana Sulën, të deklasifikojë informacione, të cilat deri më sot janë konsideruar si ‘Sekret Shtetëror’. Në fletoren zyrtare janë publikuar 70 dosje, duke filluar nga çështje personale të qytetarëve gjatë regjimit komunist e deri në dokumente konfidenciale të sistemit diktatorial. Dosjet të koduara me titujt “Lumi” apo “Shkruesi i mirë” në ngarkim të shtetasit me iniciale XH.U, tashmë nuk janë më Sekret dhe mund të aksesohen nga çdokush që është i interesuar të informohet për dokumentet e ish sigurimit të shtetit.