7 persona janë arrestuar për protestën e së hënës organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të mosbindjes civile, ku u bllokuan për 3 orë 5 pika kyqe të kryeqytetit. Informacioni është konfirmuar nga policia e shtetit, e cila krahas 7 protestuesve të arrestuar, njofton edhe për procedimin e 21 personave të tjerë.