Qeveria e Kosovës do të japë 500 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi. Kryeministri Albin Kurti u shpreh se në mëtë mënyrë rikonfirmohet solidariteti dhe mbështetja pa rezerva ndaj Turqisë. “Rikonfirmojmë solidaritetin, ndihmën dhe mbështetjen tonë të parezervë, andaj propozohet ndarja e mjeteve buxhetore në shumë prej 500 mijë eurove për mbështetje financiare për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi”, tha Kurti.