Gjetja e mbetjeve kockore humbare në fshatin Xarrë të Sarandëës, ka sjellë edhe njëherë në vëmndje zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, pasi ka dyshime që mund ti përkasin njërit prej tyre. Kanë kaluar 7 muaj nga zhdukja e dy 46 vjecarëve dhe policia ende nuk ka asnjë informacion sa i përket Sulovarit dhe Theodhorit. Nuk dihet nëse janë ekzekutuar, groposur në Konispol sic dyshojnë familjarët, apo thjesht janë rrëmbyer dhe po mbahen peng nga grupet rivale. Dy miqtë, u panë për herë të fundit më datë 6 prill në fshatin Çukë, pranë një lokali. Kanë qenë dëshmitarët ata të cilët kanë thënë për policinë se ata u panë mbasditën e 6 prillt pranë lokalit dhe se që nga ajo ditë nuk janë parë më.