Rreth 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial midis demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump, një rritje e theksuar e shikueshmërisë nga debati i qershorit që përfundimisht çoi në tërheqjen nga gara të Presidentit Joe Biden. Debati u zhvillua nën kujdesin e kanalit televiziv ABC Neës, por u transmetua nga 17 rrjete të ndryshme, sipas kompanisë Nielsen. Debati i qershorit mes Presidentit Biden dhe kandidatit Trump u ndoq nga 51.3 milionë shikues.