GJKKO ka shpallur vendimin për gjashtë të pandehurit e dosjes “Metamorfoza 2”, të akuzuar për një seri veprash penale, përfshirë trafikimin e narkotikëve, sigurimin e kushteve për vrasje dhe pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale. Të gjithë të akuzuarit kanë përfituar ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.