650 shkolla do të pajisen me laboratorë inteligjentë duke shtrirë kështu një rrjet të avancuar që mbështet zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve në të gjithë vendin. Projekti pritet të përfundojë brenda vitit 2025. Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu tha se tashmë kanë përfunduar dy fazat e para të kësaj nisme, ku janë vendosur 300 laboratorë inteligjentë.