Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin ‘Tranziti’, duke goditur një rast të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve. Uniformat blu kanë vënë në pranga një 27 vjeçar, I cili po ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës 650 euro për person, për të kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme. 27-vjeçari u kap në flagrancë, në Koplik, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi. Këta të fundit kishin hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme. Policia ka proceduar penalisht 6 emigrantët nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, për kalim të paligjshëm të kufirit.