Për të hetuar dhe zbuluar autorësinë e një krimi, ligjërisht vepron Policia dhe Prokuroria. Kjo e fundit duke përdorur edhe përgjimet. Në raportin më të fundit të dërguar në Kuvend nga kryeprokurori Olsian Cela, gjatë vitit 2020 është përdorur përgjimi i komunikimeve elektronike nga prokurorët në fazën e hetimeve paraprake, si mjet për sigurimin e provës në 630 procedime penale.