Është zhvilluar këtë të enjte seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen 5D, për zyrtarët që po gjykohen me procedurë të zakonshme, mes të cilëve Redi Molla, Taulant Tusha e Mariglen Qato. Vetëm ky i fundit merr pjesë në seancë. Redi Molla dhe Taulant Tusha përfaqësohen në gjyq nga avokatët e tyre. Në total janë thërritur 63 persona, disa prej të cilëve dëshmuan këtë të enjte.