Një 61-vjeccar është qëlluar për vdekje me plumb në kokë nga qiramarrësi i lokalit të tij në Anderleht të Belgjikës. Mediat belge shkruajnë se shqiptari i identifikuar me inicialet N.M., u vra mbrëmjen e së dielës, Sipas dëshmitarëve, në kafene u dëgjuan të paktën katër të shtëna. Autoritetet konfirmojnë se autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa viktima u dërgua në spital menjëherë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.