Ka shkuar në rreth 61 mijë numri i civilëve që po largohen nga rajoni ukrainas i Donbashit për tu vendosur në Rusi, në rajonin e Rostovit, pas evakuimeve të urdhëruara të premten nga liderët e republikave të vetëshpallura pro ruse të Luhanskut dhe Donetskut. Mëngjesin e të hënës, ministri rus i emergjencave, Aleksander Chuprijan, doli në një konferencë për shtyp ku raportoi shifrat.