Një 60-vjeçar ka humbur jetën duke ecur në lagjen 18, në afërsi të terminalit të autobusëve. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se ai po kalonte në vijat e bardha kur u rrëzua pa ndjenja. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje por nuk ka mundur dot t’i japë ndihmë pasi 60 vjeccari u konstatua i pajetë. Dyshohet për shkaqe natyrale.