Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në konferencën e nivelit të Lartë të angazhimit për Fondin për Ndërtimin e Paqes, së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në takimin virtual kryediplomatë nga 60 vende të botës, mes të cilëve nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja dhe vende të tjera shprehën angazhimin për mbështetjen e fondit dhe nismave që synojnë ndërtimin e paqes.