Një eklips i rrallë diellor ka lënë gojëhapur mijëra njerëz që i janë drejtuar një qyteti të largët australian për të shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme spektaklin. Qielli mbi Exmouth, në australinë perëndimore, u errësua për 60 sekonda të enjten, kur hëna lëshoi një hije 40 km të gjerë mbi zonën.