Policia e Dibrës arrestoi këtë të premte drejtorin e postës, Ilir Vraniçi dhe shefin e zyrës Xhevdet Doda. Ndaj tyre rëndon akuza e veprës penale “shpërdorim detyre” . Prokurorja Xhoana Mehmetaj ka firmosur gjithashtu edhe urdhër arrestin për punonjësin e postës Gazmir Hasi, i cili akuzohet për vjedhje, përmes shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.