Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tendera me vlerë 60 milionë euro për rikonstruksonin e rrugëve rurale dhe atyre locale, që lidhen me akset nacionale të vendit. Procedurat tenderuese janë hapur për përmbylljen e punimeve në aksin Porto Romani-Durrës, për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban, ndërtimin e nyjes lidhëse të Bërzhitës në autostradën Tiranë-Elbasan, ndërtimin e argjinaturave mbrojtëse në Milot-Morinë, zgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë faza e dytë dhe sistemim e asfaltim në aksin Ura e Cerenecit-Peshkopi.