Policia greke njoftoi parandalimin e trafikimit të një sasie të konsiderueshme droge që dyshohet se ka hyrë në vend nga Shqipëria. Droga u kap në Gumenicë mëngjesin e së hënës, teksa në pranga ka përfunduar një 18 vjeçar grek. Oficerët grekë të antidrogës lokalizuan në zonën e Sajadës, pranë kufirit greko-shqiptar një makinë në pronësi të një kompanie qiradhënieje automjetesh, e drejtuar nga 18 vjecari grek. Gjatë kontrollit të mëvonshëm të policisë, në ndarjen e bagazheve dhe në sediljet e pasme të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan tre çanta, të cilat përmbanin gjithsej 55 pako me hashash, me një peshë totale prej 60.5 kilogramë.