Kryeministri Edi Rama së bashku me kreun e Bashkisë Shkodër Benet Beci kanë inspektuar kantierin e Bulevardit kryesor të këtij qyteti, ku aktualisht po realizohet projekti për rigjenerimin e stokut të banesave. Nga ky rikonstruksion 55 pallate po vishen me sistemin kapot dhe termoizolim. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci informoi se projekti do të përfundojë në 4-5 muaj. Ndërsa kryeministri theksoi se kursimi i energjisë është një prej të mirave të kësaj ndërhyrje që po bëhet.