Rusia ka nisur stërvitjet e mëdha ushtarake në lindje të vendit. Në këto stërvitje po marrin pjesë edhe forca nga Kina dhe pjesëmarrja e tyre po shihet si rritje e lidhjeve në aspektin e mbrojtjes midis Pekinit dhe Moskës, në mes të tensioneve me Perëndimin lidhur me luftën në Ukrainë. Stërvitjet Vostok 2022 po mbahen në disa lokacione në Lindjen e Largët të Rusisë dhe në Detin e Japonisë dhe po marrin pjesë mbi 55.000 trupa, mbi 5.000 njësi armësh, përfshirë 140 avionë dhe 60 luftanije, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Stërvitjet do të përmbyllen më 7 shtator.