Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO ish-oficerin e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës, Fatbardh Lala. Fatbardh Lala akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se në këmbim të 50 mijë lekëve ka premtuar se do të ndërhynte tek prokurori dhe gjykatësi për të lehtësuar pozitat e shtetasit Ermir Llagaçi në një proces penal, si dhe ka nxjerrë akte sekrete.