Top News – 514 infektime në ditë/ Kosova merr masa të reja
31/10/2020 18:53

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ne Kosove ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 514 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë e infektimeve brenda një dite që është regjistruar në Kosovë, që kur u paraqitën rastet e para me koronavirus më 13 mars. IKSHPK-ja thotë se rastet e reja dalin pas testimit të 1,750 mostrave. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe tre viktima të koronavirusit që e con numrin total në 681. Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, më herët gjatë ditës njoftoi për masa të reja kundër koronavirusit. Ndër masat e reja janë kufizimi i veprimtarisë së qendrave tregtare dhe sektorit të gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Po ashtu, personat mbi 65 vjeç do të kenë orar të caktuar për lëvizjet. Ata mund të dalin nga ora 06:00 deri në orën 10:00 si dhe nga ora 16:00 deri në ora 19:00. Po ashtu, Zemaj tha se është rekomanduar që të reduktohet stafi në institucionet publike dhe private si në nivelin qendror, po ashtu edhe atë lokal. Vetëm sektori i shëndetësisë dhe sigurisë do të punojë me kapacitete të plota. Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare do të lejohen të mos paraqiten në punë dhe të punojnë nga shtëpia. Kosova do të shtojë kontrollet në kalimet kufitare, ndërkaq, sipas Zemajt, qytetarët e infektuar me koronavirus, duhet të mbikëqyren nga autoritetet në një periudhë prej dyjavësh. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se masat e reja do të rishqyrtohen pas dy javësh në varësi të situatës epidemiologjike.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48