Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua aksionit për shtimin e gjelbërimit në Parkun e Liqenit të Farkës për t’i shtuar edhe 510 pemë të reja në nisje të solsticit dimëror, e cila njihet edhe si periudha më e mirë për të mbjellë pemë.