Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të premten se Uashingtoni do t’i vendos më shumë se 500 sanksione të reja, Rusisë. Shtetet e Bashkuara synojnë të rrisin kështu presionin mbi Moskën, në dyvjetorin e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. Biden tha se do të vendosen sanksione të reja në lidhje me kufizimet në eksport ndaj gati 100 subjekteve të cilat e kanë ndihmuar Rusinë, si dhe do të ndërmarrë veprime shtesë për të zvogëluar fitimet e Rusisë nga energjia.