Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur këtë të premte. Vendimi krijon kushtet financiare për administratën e KQZ-së që të zbatojë në terren projektet për përfshirjen e teknologjisë në qendrat komunale të numërimit të votave dhe në qendrën kryesore të rezultateve.