Policia e Lezhës ka vënë në pranga Martin Kovaci administratorin e firmës së ndërtimit të pallatit, ku të shtunën humbi jetën 50-vjeçari Preng Gjoni, si dhe Eduard Frrokun punonjësin e firmës. Si dhe shpalli në kërkim Edmond Markun, drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit. Tre personat akuzohen për kryerjen e veprës penale shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë, pas ngjarjes së shënuar mesditën e së shtunës në zonën e Kunës, ku 50 vjecari Preng Gjoni ndërroi jetë, teksa po punonte në kantierin e hapur të një pallati.