Banda shqiptare e drogës, e cila drejtonte një qendër telefonike, furnizuese të sasive të mëdha të kokainës në Mançester, është burgosur për gati 50 vjet. Më 25 nëntor u dënuan me heqje lirie edhe pesë nga anëtarët më kryesorë në bandën e trafikut të kokainës pasi u shpallën fajtor për furnizimin me drogë e cilësuar si e klasit A, pas një gjyqi që nisi në fillim të këtij viti.