Me rastin e 5-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, në Presidencë u zhvillua një aktivitet përkujtimor. Të pranishëm ishin udhëheqës të komuniteteve fetare në vendin tonë, ambasadorët e Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, përfaqësues të Trupit Diplomatik, motrat e Urdhrit të Nënë Terezës, studiues, historianë, diplomatë dhe artistë të pranishëm.