Kjo e mërkurë e 5 nëntorit 2025 shënon pesë vite nga ndalimi dhe paraburgimi I ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Përmes një postimi në FaceBook, Enver Hoxhaj thekson se qëndresa e tyre është dëshmi e sakrificës dhe dashurisë për atdheun. Hoxhaj shprehet: “Padrejtësinë do ta kthejmë në forcë dhe drejtësi për UÇK-në dhe për Kosovën. Falë popullit tonë dhe aleatëve tanë, historia e fitores mbetet e patjetërësuar.”