Kalimet e emigrantëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar kanë bërë bujë në mediat britanike. Dita dita publikohen artikuj, të cilët kritikojnë qeverinë për sigurinë e ulët përgjatë kanalit të La Manshit. Ndërkohë krahas gomoneve me emigrantë, përmenden dhe emrat e disa prej shqiptarëve që cilësohen të rrezikshëm në tokën ishullore.