Top News/5 policë të Kosovës ‘peng’ në Serbi/’Vuçiç po poshtëron veten’, Prishtina akuzon: Hakmarrje
18/04/2024 11:41

Qeveria e Kosovës bëri të ditur se 10 pjesëtarë të policisë së Kosovës u ndaluan në Serbi nga autoritetet serbe për t'u marrë në pyetje, në mesin e tyre edhe Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë, Dejan Jankoviç. Pesë policë ndërkohë u liruan, ndërsa pesë të tjerë akoma po mbahen nga autoritetet serbe. Sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës, pjesëtarët e policisë janë shqiptarë dhe serbë të Kosovës dhe ata u ndaluan "në kalimet kufitare Merdare, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë". Policët nuk ishin duke kryer detyra zyrtare. Gjatë së mërkurës, gjashtë autobusë nga Kosova u ndaluan përreth 20 orë nga policia serbe në kufirin Kroaci-Serbi, për t'u liruar më vonë pas marrjes në pyetje nga policia serbe. Qytetarët kosovarë po ktheheshin nga vendet perëndimore. Autoritetet kosovare u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër territorin e Serbisë dhe të përcjellin me vëmendje "situatën e tensionuar të sigurisë”. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, përmes një deklarate, hodhi poshtë pretendimet për ndalimin e autobusëve nga Kosova. "Në kufi po kryhen kontrolle për të rritur sigurinë, gjë që mund të shkaktojë vonesa”, thuhet në një deklaratë të saj. Autoritetet e larta të Kosovës dhe Bashkimi Evropian, reaguan ndërkohë menjëherë pas situatës së krijuar me qytetarët e Kosovës, duke akuzuar Serbinë për shkelje të marrëveshjes së lirisë së lëvizjes. Dy krerët e shtetit të Kosovës, Presidentja dhe kryeministri, thanë se autoritetet serbe, po bëjnë "hakmemrren”, pas votimit të së martës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku Kosova tashmë është një hap më afër anëtarësimit në këtë organizatë. Presidentja Vjosa Osmani tha, se "Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve duke i mbajtur peng në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë, Aleksandar Vuçiq", tha Presidentja. Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se "ndalimi i qytetarëve në kufi është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07