Këshilli i Europës ka zgjatur edhe formalisht mandatin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Me vazhdimin edhe për pesë muaj të Lajçakut në rolin e ndërmjetësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë vakum derisa të emërohet pasardhësi i tij.