Franca nuk e di ende se cfarë qeverie do të ketë ndërkohë që të dielën, edhe forcat e armatosura të saj, vënë një devijim të pazakontë të paradës së tyre të përvitshme, në ditën e Bastijës. Përgatitjet për Lojërat Olimpike bllokuan paradën e ditës kombëtare në trajektoren tradicionale të saj në Champs Elysees dhe një kontigjent më i vogël ushtarak marshoi në Avenue Foch, aty pranë, një nga rrugët më prestigjioze në Paris. Por ky nuk ishte i vetmi tipar i pazakontë i ngjarjes: Franca është gjithashtu pa qeveri, më pak se dy javë para Lojërave Olimpike.