Një tunel rreth 60 metra i gjatë është zbuluar këtë të martë në një burg të sigurisë së lartë në Maqedoninë e Veriut. Tuneli ishte gërmuar nga të dënuarit me burgim të përjetshëm ose afat të gjatë, të cilët e shihnin si rruga e vetme për t’u arratisur. Burgu ndodhet në Idrizovë, në periferi të Shkupit, ndërsa zbulimi i tunelit ka ardhur vetëm pak ditë, pasi drejtori i tij, Shpend Tairi ndërhyri për të ndryshuar një sërë përgjegjësish.