Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka publikuar përmes një postimi n X, marrëveshjet e nënshkruara gjatë 10-vjetorit të Procesit të Berlinit. Në postim, shefi i Qeverisë në Prishtinë shkruan se Procesi i Berlinit për një dekadë ka afruar rajonin e Ballkanit dhe se ka çuar Kosovën përpara drejt integrimit në BE.