Pesë euro është shuma që qytetarët duhet të paguajnë për vizitë në Qendrat e Mjekësisë Familjare jashtë zonës së tyre të banimit. Ata thonë se kjo shumë është e lartë dhe po kërkojnë që të ndryshohet. Tarifa konsiderohet problematike edhe nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë. Ndërkaq, QKMF-ja në Prishtinë thotë se ka dërguar shkresa për sqarime dhe korrigjime të udhëzimit administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë.