Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me në krye Enkelejd Alibeajn, kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e tyre, për konstatimin të pavlefshëm të mandatit të Olta Xhaçkës. Kërkesa në fjalë mban firmën e Enkelejd Alibeajt, Gazment Bardhit, Ervin Salianjit, Greta Bardelit dhe Saimir Korreshit.