Një 49 vjeçar ka mbetur i plagosur në fshatin Gështenjas të Pogradecit, kur duke punuar tokën i ka shpërthyer një granatë. Viktima, identifikuar si Gentian Yzellari është shtruar në spitalin e Pogradecit me dëmtime në gjymtyrë dhe fytyrë. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet paraprake kanë zbuluar se 49 vjeçari ka qenë duke punuar në oborrin e baneës së tij, në momentin kur ka goditur një granatë dore të pashpërthyer në tokë.