SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në lidhje me trafikun e një sasie prej 485 kg kokainë nga Amerika Latine drejt Malit të Zi dhe më pas në laboratorin e përpunimit në Frakull të Fierit. Banesa ku përpunohej droga që ishte futur në mes të plehut kimik, ishte në pronësi të ish-kryekomunarit socialist, Viktor Çevanakut. SPAK ka zbërthyer skemën se si grupi i Viktor Çervanakut, kishte krijuar bazën me lëndë narkotike në Frakull, më pas e transportonte atë nëpërmjet thasëve të plehut organik. Pjesë e grupit të Çervanakut ishin vëllai i tij, djali dhe nusja.