Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë 48 orë afat Iranit që “të hapë plotësisht” Ngushticën e rëndësishme të Hormuzit, ose në të kundërtën do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit, një përshkallëzim i madh në luftën që tashmë kërcënon që të dalë jashtë kontrollit. “Nëse Irani nuk e hap plotësisht, pa kërcënim Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orësh nga ky moment, Shtetet e Bashkuara do të godasin dhe do të shkatërrojnë plotësisht termoncentralet e tyre, duke nisur nga më i madhi”, shkroi Trump. Ai nuk specifikoi se cilat termocentrale do të jenë në shënjestër të SHBA-së dhe ky paralajmërim vjen një ditë pasi Trump tha se po e shqyrtonte “uljen e intensitetit” të operacioneve ushtarake.