Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme tek “Rruga e Shpresës” ju drejtua gjyqtares Irena Gjoka-Maneku se, nëse është përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi. Berisha iu drejtua gjyqtares që përgjigjen e saj t’ia japë shqiptarëve. Berisha komentoi po ashtu edhe miratimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Berisha u shpreh se, sot në parlament kanë votuar trafikantët e kullave, ndërsa Edi Rama merr 30 për qind për çdo leje ndërtimi që firmos. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.