Një koncert nga një këngëtar i njohur për simpatitë pro-naziste tërhoqi një rekord prej 450,000 njerëzish në Zagreb këtë fundjavë ndërsa autoritetet kroate paralajmëruan njerëzit që të shmangin eventin. Shumë spitale u vunë në gatishmëri, duke u përgatitur për një rritje të kërkesës gjatë koncertit të Thompson, të shtunën ndërsa mijëra policë u vendosën për të menaxhuar fluksin në qytet. Madje edhe një spital fushor me 200 shtretër u ngrit pranë vendit ku u mbajt koncerti ndërsa pjesëmarrësit ishin paralajmëruar për temperatura të larta.