Gati një e treta e investimeve të huaja direkte në Shqipëri shkoi për blerjen e pronave, tokë, troje, vila dhe apartamente. Shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se përgjatë vitit të kaluar, shtetasit e huaj kanë shpenzuar 380 milionë euro për pasuri të paluajtshme, ndërsa investimet e huaja direkte në vendin tonë arritën nivelin rekord prej 1.58 miliardë euro.