Partia Socialiste ka numrin më të lartë të votuesve që kanë zgjedhur vetëm partinë në ditën e votimit, duke lënë bosh kutinë për përzgjedhjen e kandidatëve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat paraprake në lidhje me peshën që zë vota për kandidatët në totalin e votës së marrë nga subjektet politike. Sipas këtyre të dhënave, rreth një e katërta e votuesve të Partisë Socialiste kanë zgjedhur vetëm partinë, duke mos e plotësuar kutinë për kandidatin. E thënë më thjeshtë, rreth 190 mijë votues të Partisë Socialiste nuk ka zgjedhur kandidat, por kanë zgjedhur vetëm partinë.